Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës.
Paraprakisht raportohet se një mjet tip ‘Mercedez-Benz’ është përplasur me një zetor.
Si pasojë i aksidentit shoferi i zetorit ka ndërruar jetë.
Mbetet ende të paqarta rrethanat e aksidentit tragjik.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.