Aktualitet

Gjirokastër -Ngacmoi seksualisht 3 të mitura, i bie të fikët në sallën e gjyqit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 18/06/21 |
mapo.al

61-vjeçari Vasil Mullaj ka dalë sot para Gjykatës së Gjirokastrës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj tri vajzave të mitura.






61-vjeçarit i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit, kur po jepej masa ndaj tij. I moshuari ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit, pasi ka dhënë shpjegimin e tij për ngjarjen e para 4 ditëve.


Pasi ka folur një orë, ai ka rënë përtokë dhe menjëherë gjykatësja ka ndërprerë seancën, derisa të rikthehet normaliteti shëndetësor i të akuzuarit.







Burime nga Policia e Gjirokastrës konfirmojnë se prej 3 ditësh 61-vjeçari Vasil Mullaj, që kur është arrestuar, ka hyrë në grevë urie dhe nuk ka pranuar as ujë dhe as ushqim në formë proteste ndaj akuzës, që sipas tij, është e padrejtë.

Lexo edhe :  Burri rreh ish-gruan, i vjen në ndihmë dhe i vëllai, policia i shpall në kërkim



1




Etiketa: , , ,

Pas