Aktualitet

“Gjithçka po bëhet më e çuditshme”, Genta Ismajli konfirmon shtatzaninë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 11/10/21 |
mapo.al

Këngëtarja Genta Ismajli ka konfirmuar shtatzaninë.






Artistja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, në të cilën shfaqet krah partnerit të saj, Ustës, me barkun e rrumbullakosur.


E veshur me një fustan të gjatë të zi, Genta del nga një makinë, të cilën e nget biznesmeni turk e më pas vendos njërën dorë tek barku, duke treguar se është në pritje të ëmbël.







“Gjithçka po bëhet më e çuditshme dhe unë pyes veten se kush je, kush në jetë do të bëhesh  kujt nga ne do t’i ngjasosh?”, shkroi artistja përkrah videos, të cilën e ka realizuar për ta pasur kujtim nga shtatzënia e parë.




Këngëtarja ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, por sipas “Prive”, ajo është në pritje të binjakëve. Javën e kaluar, Ismajli zbuloi se po organizon edhe dasmën me Ustan.



Ajo publikoi disa pamje nga prapaskenat e xhirimit të videos me anë të së cilës zbuloi se është në pritje të ëmbël. Disa persona iu afruan pranë makinës dhe e pyetën nëse ka ndonjë surprizë për publikun.

“Po, i kam dy”, u përgjigj këngëtarja dhe kur u pyet nëse po planifikon dasmën, ajo tha: “Po, e gjete!”.

Genta dhe Usta e bënë publike lidhjen në fund të vitit 2019.

6


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas