Pak ditë pas divorcit me Barcelonën, Leo Messi tashmë ka arritur marrëveshje me PSG-në.
Këtë gjë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Paris Saint-Germain do ta zyrtarizojë shumë shpejtë atë. Mësohet se gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë 35 mln euro neto në sezon, ose rreth 600 mijë euro në javë me kontratën e re, shumë larg asaj me Barcelonën.
Marrëveshja e arritur vlen deri në qershor 2023 plus opsion për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024.
Argjentinasi do të udhëtojë ditën e sotme drejt Parisit, ndërsa prezantimi i tij në “Parc Des Princes” do të mësohet orët në vijim.