Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk e ka ndryshua masën e arrestit për Lefter Kokën.
Ish ministri i Mjedisit do të vijojë të mbetet në burg. Përmes avokatit ish-ministri ka pretenduar se nuk ka “shpërdoruar detyrën” dhe se kanë ndryshuar nevojat e masës së sigurimit, duke pretenduar zbutje të masës “arrest në burg”, por gjykata ka vlerësuar të vijojë të njëjtën masë.
Koka u arrestua më 14 dhjetor të 2021, i akuzuar për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.
Ai akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.