GJKKO ka konfiskuar pasurinë e deputetit demokrat në qarkun e Beratit, Kasem Mahmutaj. Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka konfiskuar automjete, tokë truall dhe apartamente.
Kërkesa e SPAK ka ardhur pasi vëllai i deputetit Kasem Mahmutaj, i njohur me emrin Eduarto Toska rezulton i dënuar për prostitucion në Itali.
Vetë deputeti ka deklaruar në një prononcim për “5 Pyetjet.al” duke thënë se procesi vazhdon dhe asgjë nuk është mbyllur.
Ai gjithashtu ka theksuar se pasuritë e tij i ka krijuar me punë dhe sakrificë , duke mos pasur lidhje me të vëllanë.
Deklarata e Kasem Mahmutaj
“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”-ej. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.
Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, ka deklaruar ai.