Trajneri serb Krstajic kërkoi që arbitri Brych të shkonte në gjyqin e Hagës: Gjobë 4304 euro.
Shaqiri dhe Xhaka bënë simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes me Serbinë: 8608 euro gjobë.
Kroatët kanë pirë në shishet e gabuara ndaj ndeshjes me Danimarkën: Plot 60.256 euro gjobë.
Ky është dënimi i fortë që kanë marrë kroatët pasi nuk kanë konsumuar pije nga sponsori zyrtar i Botërorit, Coca-Cola.
Sipas gazetës Bild, vetëm FIFA e kupton se përse gjoba duhet të jetë kaq e lartë në këtë rast.
Por kur bie fjala për sponsorë kaq të fuqishëm, gjërat ndryshojnë…