Ish-deputeti i LSI, njëkohësisht drejtues Qarku në Korçë, Endrit Braimllari reagoi pas gjobitjes nga policia me 500 mijë lekë të reja, në Maliq, për thyerje të masave anti-COVID.
Në një deklaratë për mediat, Braimllari thotë se gjoba e marrë sot tregon tmerrin që sipas tij kryeministri Edi Rama ka ndaj LSI-së, në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm. Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën”, shprehet Braimllari.
Reagimi
Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI. Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm. Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën.
LEXO EDHE:
Takim politik në Maliq – Braimllari gjobitet me 5 mln lekë të vjetra