Aktualitet

Gjoba pas ditëlindjes – Ironia e Bes Kallakut: Mos ma harroni këtë shokun, do paguajë gjobën e Ijes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 23/11/20 |
mapo.al

Komediani Bes Kallaku ka reaguar ndaj gjobës që iu adresua miqve, të afërmve, si dhe pronarit të lokalit në Kamëz, ku organizoi tre ditë më parë ditëlindjen e tij të 35-të.



Mbi një fotografi në “Instagram”, ku duket krah Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, Kallaku shkruan në nota ironie: Faleminderit që ishe dhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do të paguajë edhe gjobën e Ijes ( gjyshja e komedianit). 


Dje, Policia bëri me dije se pronari i lokalit ku u organizua ditëlindja e Bes Kallakut është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra, dhe se 30 të ftuarit, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë, gjithashtu do të gjobiten në kuadër të shkeljes së masave anti-Covid.



Ditëlindja e aktorit duket se ka sjellë edhe pezullimin e 6 policëve, pasi nuk kanë monituar dhe parandaluar shkeljen e rregullave.




2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas