Kryeministri Edi Rama thotë në një postim në rrjetet sociale se gjatë ditës së sotme dy pika karburanti janë gjobitur pasi kishin çmim më të lartë se ai që është caktuar nga Bordi.
Rama shton se nga java që vjen, pikat e karburantit që ngrenë qoftë dhe një qindarkë më shumë nga çmimi i shpallur nga Bordi i Administrimit, do të sekuestrohen.
“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.
“Boll i ngre çmimet pa pushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare”, shkruan kryeministri në postimin e tij në rrjetet sociale.