Aktualitet

Gjobitet “Apple”, çfarë bënte fshehurazi në celularët tuaj








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 08/02/20 |
mapo.al

Autoriteti i Konkurrencës në Francë ka gjobitur me 25 milion euro kompaninë e famshme “Apple” që prodhon “iPhone” me argumentin se kishte ngadalësuar funksionimin e celularëve të vjetër pa njoftuar më parë përdoruesit.


Siç raporton BBC, autoritetet dyshojnë se ngadalësimi është bërë me qëllim stimulimin e përdoruesve për të blerë celularët e rinj në mënyrë që kompania të vijonte rritjen e të ardhurave.


Nga ana tjetër, kompania ka pranuar ndërhyrjen tek “disa celularë” sipas asaj dhe çdo gjë është bërë për “të zgjatur jetën e tyre”.


Në vitin 2017 kompania lëshoi një software të ri për modelet “iPhone 6”, “6s” dhe modelin “SE”, i cili dobësoi baterinë dhe bënte që celulari të bllokohej kur hapeshin disa programe njëherësh.


Kjo bëri që disa përdorues të ankohen, gjë e cila u konfirmua edhe nga autoritetet.


Ky është një rast tipik ku autoritetet punojnë në shërbim të qytetarëve, ndryshe nga Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri, i cili asnjëherë nuk e ka vënë “ujin në zjarr” kur abuzohet me të drejtat e konsumatorëve.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas