Pas kreut të FRPD, Belind Këlliçi, Policia ka gjobitur me 5 milionë lekë të reja edhe nënkryetarin e PD dhe drejtuesin politik të Qarkut të Korçës, Edmond Spaho.
Sipas policisë, Spaho ka zhvilluar në Devoll një aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për shkeljen e masave anti-COVID.
Ndërkohë është gjobitur me 1 milion lekë të reja edhe pronari i lokalit ku u zhvillua aktiviteti.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ”.
Më herët ishte kreu i FRPD, Belind Këlliçi që njoftoi se ishte gjobitur me 5 milionë lekë të reja nga Policia me pretendimin se kishte thyer masat anti-COVID. Këlliçi thekson se kjo është një gjobë për opozitën.
LEXO EDHE:
Gjobitet me 50 mln lekë për anticovidin-Këlliçi: Ndëshkim për Opozitën nga Rama