Politika

Gjonaj prezantn kreun e ri, ja kush do drejtojë Burgjet…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:51 - 23/10/18 |
mapo.al

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka prezantuar sot kreun e ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorrin, pas shkarkimit të ish-drejtorit Enrik Sulejmani. “Duke nisur nga sot, Bardhyl Kaçori, njeri me eksperiencë dhe që ka pasur poste të larta drejtuese, do të jetë në këtë post”,- tha ministrja Gjonaj.


Sulejmani u shkarkuar nga detyra më 10 tetor, pas përplasjeve për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut, i cili qëndronte i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.


Ndërkohë, gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj tha se shumë shpejt në burgjet e vendit do të zbatohen edhe dy projekte të reja, që kanë si synim rritjen e sigurisë.


“Shumë shpejt do të vëmë në zbatim dy projekte pilot, për rritjen e sigurisë në institucionet e burgjeve. Forcimin e masave të kontrollit për të garantuar sigurinë në burgje, ishte një hap tjetër me rëndësi që morëm.


Ka pasur hezitim nga ana e policisë së burgjeve, për të zbatuar ligjin për të ndaluar me vendim gjykate, janë këto një sinjal i fortë për të ndryshuar situatën. Në vazhdën e masave në luftën e pakompromisë, qeveria ndërmori javën e kaluar kontrollet në burgje. Nisma tjetër ligjore ka të bëjë me vendosjen e një regjimi izolimi të kryer në kuadër të një pjesëmarrje në organizata terroriste”,- tha ministrja.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas