Teknologji

“Gjuha e urretjes”, Gjermania gjobit Facebook me 2 mln euro






               Publikuar në : 21:45 - 02/07/19 |
mapo.al

Autoritetet gjermane ka në deklaruar se i kanë vënë rrjetit social Facebook një gjobë prej 2 milion euro, në bazë të ligjit për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Zyra Federale e Drejtësisë tha sot se kompania e rrjeteve sociale nuk kishte arritur të përmbushë kërkesat e transparencës për trajtimin e ankesave të gjuhës së urrejtjes.


Agjencia tha se raporti i Facebook për gjysmën e parë të vitit 2018 nuk pasqyron numrin aktual të ankesave për përmbajtje të paligjshme, të cilat në Gjermani përfshijnë fyerje dhe materiale të planifikuara për të nxitur urrejtje ndaj personave apo grupeve bazuar në fenë e tyre ose përkatësinë etnike.

Agjencia, gjithashtu, tha se kishte informacion të pakët, në lidhje me aftësitë gjuhësore dhe trajnimin e stafit të ngarkuar me përpunimin e ankesave për gjuhën e urrejtjes, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas