Aktualitet

Gjuha turke vendoset lendë me zgjedhje në shkolla, në Turqi do mësohet shqipja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 04/03/21 |
mapo.al

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.





Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë.


Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke, shkruan ABC.




Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të  inkurajojnë  mësimdhënien  dhe nxënien  e  gjuhës  zyrtare  të  palës  tjetër,  si  dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.


Në nenin 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e  gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.


Përmbatja e nenit tre:

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare

Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.

Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas