Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjukanoviç: Thyerja e embargos më ’93, ndërthurje interesash e solidariteti

by mapo.al
06/01/2012
in Kryesore
0

Milo Gjukanoviç, lideri më jetëgjatë i Malit të Zi, e cilëson thyerjen e embargos së naftës në vitin 1993 një ndërthurje interesash dhe solidariteti për fqinjët në kohë të vështira. Në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, ish-kryeministri malazez komenton librin e ish-presidentit Bulatoviç, ku flet për një marrëveshje me Berishën në vitin 1993 për çështjen e shumëdiskutuar të embargos së naftës, po aq sa edhe për atë kohë të vështirë që thotë se kanë kaluar qytetarët e Malit të Zi. I dorëhequr një vit më parë, pak orë pasi Malit të Zi iu dha statusi i vendit kandidat të BE-së, Gjukanoviç mbetet megjithatë më i diskutuari sa i takon dilemave për një rikthim të mundshëm në qeveri apo në presidencë. I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për të ardhmen e tij në politikë, ai është përgjigjur se jeta e ka mësuar që kurrë të mos thotë kurrë!

Në Shqipëri, revista ‘Mapo’ ka botuar pjesë nga libri i ish-presidentit malazez Bulatoviç. Në këto kujtime ai bën publik takimin që ka bërë me presidentin e asaj kohe dhe kryeministrin aktual, Berishën, në vitin 1993. Bëhet fjalë për marrëveshjen për të shkelur embargon e naftës ndaj ish-Jugosllavisë nga OKB, në kohën kur Millosheviç vazhdonte masakrat në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë. A keni dijeni për një marrëveshje me Berishën më 15 shtator të vitit 1993, që të shkelej embargo?



E kam lexuar këtë në disa shkëputje të librit të z.Bulatoviç, që janë publikuar në shtypin e vendit. Mua nuk më kujtohet asnjë takim i tillë, sigurisht që nuk kam marrë pjesë në të dhe nuk kam asnjë informacion nëse është bërë një marrëveshje e tillë. Por ajo që me siguri mund t’ju dëshmoj, këto sanksione të organizatës së OKB-s ndaj Jugosllavisë ishin ndoshta më rigorozet ndaj ndonjë vendi, pasi gjithkush që atëherë ka pasur postin e Kryeministrit, në rendin e ditës në seancat qeveritare ishin të shpeshta diskutimet sesi do t’u siguronim qytetarëve gjërat elementare, miellin, vajin, sheqerin, pra ushqimet elementare për jetën. Nuk është shumë larg ajo kohë, nuk ka as 20 vjet. Ndoshta juve nuk ju duket reale kur flasim për anëtarësim europian, por fatkeqësisht ky ishte realiteti dhe ishte shumë vështirë që të sigurohej funksionimi i sistemit.Malii Zi nuk ka derivate të naftës, ne nuk prodhojmë naftë, ishte diçka që kishim disa burime vendase në Jugosllavi, por ndodheshin në territorin e Serbisë.Serbianë mënyrë shumë rigoroze ka vendosur që asgjë nga prodhimi i vendit mos të kalojë në Mal të Zi. Rrethi i komunitetit ndërkombëtar ishte i tillë që nuk kemi pasur mundësi të importojmë asgjë nga derivatet e naftës. Kjo nuk vuri në pyetje vetëm funksionimin e kombinatit të aluminit, por edhe të spitaleve, shkollave, të gjitha atyre gjërave jetike për këtë vend. Ne kishim një zgjidhje shumë të thjeshtë, nëse pajtohemi me këtë, kemi nënshkruar ndëshkimin me vdekje për qytetarët e Malit të Zi. Ne kemi provuar që në çdo mënyrë të sigurojmë jetën. Nëse dikush nga perspektiva e sotme do të provojë që të gjykojë a ishim të disiplinuar apo jo ndaj atij ndëshkimi me vdekje që na kishin bërë, por mendoj se kemi bërë atë që do të bënte çdo qeveri përgjegjëse.

A mund të bëhej marrëveshje midis palëve, arrihej të thyhej embargoja? Mendoni që mund të kishte hyrje të naftës pa pasur një marrëveshje midis dy krerëve të shteteve?

Shumë gjëra që kanë funksionuar në atë kohë nuk ishin të mbuluara me ndonjë nënshkrim në dokumentet zyrtare, thjesht jeta ka funksionuar me rregullat e saj, ne kemi patur komunikim me vendet fqinje, kishim mirëkuptimin e fqinjëve tanë. Kishin dhe interesa aty dhe në atë kohë kishte tregti. Ai që i ka dhënë ato karburante nuk e ka bërë falas. Ato karburante janë shitur me çmime më të larta sesa në kushte normale. Pra, kishte dhe interesa aty. Por, para se të gjithash, ishte ai mirëkuptimi, solidariteti dhe gatishmëria që të ndihmoheshin fqinjët të jetojnë në një kohë të vështirë…

 

Takimi Bulatoviç-Berisha në vitin 1993

Si e përshkruan takimin me Berishën dhe bisedën për naftën ish-kryeministri i Malit të Zi, Momir Bulatoviç në librin e tij me kujtime

Presidenti i atëhershëm shqiptar të jepte përshtypjen e një zotërie të vërtetë. Me profesion kardiokirurg, i shkolluar në Paris, në kohën e një izolimi të plotë të vendit të tij. Ishte i pashëm dhe i veshur në mënyrë shembullore, ai fliste në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhën franceze, të cilën e zgjodhëm për komunikim. Në sallë kishte ministra, këshilltarë, përkthyes, por në fakt, ishim vetëm ne të dy. Objektivisht ishte fjala për një takim të rëndësishëm. I pari, që pas shumë viteve të injorimit ndërshtetëror, bile dhe armiqësive, takimi mund të kishte konsekuenca të jashtëzakonshme. Besoj se për këtë, ne të dy ishim të ndërgjegjshëm. Megjithatë, pata përshtypjen se prapa shikimit të tij depërtues fshihej padurimi për të marrë vesh arsyet e vërteta të vizitës sime. Pas frazave të zakonshme protokollare mbi rëndësinë e takimit (që e pranuam në mënyrë të dyanshme), ai e ndjeu veten të obliguar të përmendte Kosovën dhe të shprehte “shqetësimin e thellë” për situatat, të cilat, të jemi të sinqertë, që atëherë duhet të më shqetësonin edhe mua, ndërsa atë ta bënin të kënaqur. Ky ishte momenti, që biseda jonë të kthehej në drejtimin që dëshiroja unë. E luta që ta kapërcenim atë temë: “Jam këtu si përfaqësues i lartë i vendit tim. Kam ardhur pas pesëdhjetë vjetësh dhe jam mirënjohës që ai më krijoi këtë mundësi. Jam këtu të bisedojmë mbi çështjet – vazhdova unë, – rreth të cilave besoj se mund të biem dakord”. Midis tyre, sidoqoftë, nuk është çështja e Kosovës dhe Metohisë. Përsa i takon situatës në këtë krahinë serbe, takimi ynë nuk do të kishte ndodhur as për disa shekuj në vazhdim.
Por në qoftë se jo gjithçka, të paktën mund të arrinim diçka. I tregova se gjyshja ime gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mjekuar për disa muaj një partizan të plagosur shqiptar. Kur e kam pyetur sesi janë marrë vesh, sepse ajo nuk dinte shqip, ajo më kishte parë me çudi dhe më kishte thënë: “Si të mos merremi vesh kur jemi njerëz?”. E kapi nënkuptimin. Kërkova që të mundohemi dhe të gjejmë atë që na bashkon, me gjithë atë humnerë që na ndan. Ma ktheu me një tregim të bukur mbi gjyshin e vet, i cili diku në grykën e Rugovës, rrinte përpara shtëpisë buzë rrugës dhe i priste udhëtarët mysafirë – shqiptarë dhe serbë – me gëzim të njëllojtë, dhe me trishtimin e tij kur lufta e shkretoi këtë krahinë dhe ai priste më kot, që të bisedonte përsëri me dikë në mënyrë njerëzore.
Domethënë, nuk ishim dhe aq të largët!! U krijuan kushtet të kalonim në punë. Unë kisha nevojë për naftën, dhe jo vetëm për kujtime të bukura të përbashkëta. Zyrtarisht kjo ishte formuluar në mënyrën si vijon: I parashtrova që të hiqet “perdja e hekurt”, e cila gjatë gjithë kohës mbulon tërë kufirin tonë. Duhej të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe t’i jepej mundësia njerëzve, që të takohen dhe të vizitojnë njëri – tjetrin. I kujtova që ka farefise të afërta, që nuk ishin parë për mbi gjysmë shekulli. Atëherë përmenda dhe naftën, d.m.th. derivatet aq të nevojshme për ne. “Zoti President, a kërkoni Ju që Shqipëria të shkelë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj vendit tuaj?” më pyeti ai. Duke qenë se bisedat regjistrohen (dhe sigurisht dhe janë përgjuar), kjo nënkuptohet, sepse hynte në korrektësinë diplomatike bazë.
“Zoti na ruajttë,- u përgjigja i gatshëm. Vetëm propozoj që t’i respektoni në mënyrë të ngjashme, siç vepron p.sh. ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëqoftëse do të pranohet kjo që kërkoj unë, çdo qytetar i pjesës veriore të Shqipërisë mund të siguronte një fitim të mirë. Nuk është e vështirë që ta llogarisësh atë, nëqoftëse nisesh nga supozimi që është minimumi një pfening për litër”.

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post

Video, Prokuroria kërkon 2 vjet burg për Metën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In