Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjumi i keq ndikon në qarkullimin e gjakut – Kujdesi që duhet

by ro ot
27/05/2019
in Shëndeti
0

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut.

Një studim thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza. Rreziku i shfaqjes së këtij problemi rritet me 27 përqind. Studime të tjera shpjegojnë se gjumi i mirë i mban enët e gjakut në formë duke garantuar një qarkullim të mirë të tij.

Të dhënat e revistës Experimental Physiology tregojnë se mungesa e gjumit shkakton shumë ndryshime në qarkullimin e gjakut. Ndryshimi më i rëndësishëm është se mungesa e gjumit ul me 40 deri në 60 përqind nivelin e tre molekulave shumë të rëndësishme në gjak. Këto molekula bëjnë një punë të madhe sepse mbajnë nën fre proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup.

Sa më pak molekula të tilla të qarkullojnë në organizëm, aq më të mëdha janë problemet që i kanosen organizmit. Ndër këto probleme, mund të përmendim isheminë dhe atakun në zemër.

7 orë gjumë për shëndetin kardiovaskular

Numrat shtatë dhe tetë konsiderohen magjikë për shëndetin dhe jo pa shkak. Njeriu duhet të flejë rregullisht shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë.

Kësisoj ai do  të mbajë në formë dhe në kontroll qarkullimin e gjakut dhe molekulat e lartpërmendura. Ekspertët thonë se hapi i parë drejt një gjumi të qetë është minimizimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu.

Kjo dritë vjen nga celulari ose kompjuteri. Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur. Një këshillë tjetër e rëndësishme është që të krijoni një rutinë gjumi dhe t’i përmbaheni asaj me përpikmëri.

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri. Nëse nuk ju zë gjumi, mund të merrni në konsideratë marrjen e suplementit të melatoninës.

Ky suplement duhet marrë  30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur. Ekspertët gjithashtu këshillojnë që të mos konsumoni ushqim dhe pije alkolike përpara se të flini.

Tags: dobigjakugjumekujdesshendet

JU SUGJEROJME

Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?
Shëndeti

Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?

24/06/2022
Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet atmosferike
Shëndeti

Mjekja: Temperaturë, ethe, kollë, ndikojnë dhe kushtet atmosferike

22/06/2022
Rreziku ndaj kancerit/ Studiuesit: Kujdes ju që keni këtë grup gjaku
Shëndeti

Rreziku ndaj kancerit/ Studiuesit: Kujdes ju që keni këtë grup gjaku

16/06/2022
Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe
Shëndeti

Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe

10/06/2022
Next Post
Shënimi që la për policinë greke Eno Mata, pas vrasjes së avokatit

Shënimi që la për policinë greke Eno Mata, pas vrasjes së avokatit

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Denoncimi në polici, deputetit i vidhen 50 euro në banesë   
  • Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa në Kiev, shpërthime mbi zonat e banuara
  • Moti / 10 gradë më pak në 24 orë, ja kur pritet të thyhet i nxehti përvëlues
  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In