ELBASAN – Gazeta MAPO ka siguruar pamje nga brenda shtëpisë së 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga RENEA, pas 5 orë shkëmbim zjarri.
Në derën e shtëpisë dhe muret e brendshme duken gjurmë plumbash, çka ngre dyshime se efektivët i janë përgjigjur të shtënave me armë përpara se Lefter Zhidru të ekzekutohej nga RENEA.
71-vjeçari ka pasur edhe lëndë shpërthyese, si dhe 6 kallëpe me tritol, ku njërën prej tyre e kishte vendosur te dera e banesës nëse punonjësit e policisë do tentonin të futeshin.
Kjo lëndë plasëse është shpërthyer kur forcat RENEA mori konfirmimin për të ndërhyrë.
Gjurmët e plumbave në mburojën metalike
Vetëm pas 5 orësh rezistencë, forcat RENEA kanë mundur që të neutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov. Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri. Efektivët e RENEA shpëtuan falë mbrojtëses metalike që kishin, në të cilën se ishte qëlluar 8 herë.
LEXO EDHE:
Vëllai i 71-vjeçarit të ekzekutuar nga RENEA: Enigmë! Lefteri s’kishte lidhje me armët
Etiketa: 71-vjeçari, Elbasan, Lefter Zhidru, RENEA, Video