Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story” në News24, u shpreh se Shqipëria po ndjek strategjinë gjermane për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Rama thotë se ekspertët e ISHP-së gjermane nuk kanë vënë re asnjë ndryshim me atë të Shqipërisë dhe se sistemi i testimeve bazohet fillimisht tek simptomat edhe në Gjermani dhe më pas tek kontaktet e afërta dhe gjurmimi.
”Është një testim që po e bëjnë të gjitha vendet, po e bëjmë dhe ne. Nuk bëhen testimet për të bërë testime. Bëhen bazuar në fakte, kontakte, gjurmim. Nuk ka rëndësi u hap apo nuk u hap. Rëndësi ka nëse kemi vatra të reja.
Kemi pasur një kontakt me ISHP Gjermani, mora pjesë edhe unë për ta ndjekur, për të mësuar dhe kuptuar. Mund t’ju them që ata s’kanë parë asnjë diferencë mes strategjisë së tyre dhe tonës. Sistemi i testimeve bazohet tek simptomat dhe kontaktet.
Të njëjtën gjë bën stafi ynë në drejtimin e ekspertëve, duke nisur tek simptomatikët dhe për të gjurmuar klasterat.
Ajo që ne nuk kemi pasur është infektimi komunitar. Pra zinxhir nga të 4 anët në komunitet. Kemi pasur vetëm familjare dhe në punë. Kjo do varret shumë jo nga testet por nga njerëzit” – tha Rama.