Parlamenti ka nisur me debate dhe përplasje për shkak të procedurës së ndjekur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi kryeministrin Rama se po shkel kushtetutën, ndërsa nga kryetari i Kuvendit i kërkoi që ti rrisë minutazhin e diskutimeve.
Debate Gjuzi-Ruçi
Gjuzi: Kryeministri ka nxjerrë ushtrinë nga kazerma dhe shkelur kushtetutën, pra 44 ditë vendi është në grusht shteti të Edi Ramës. Zoti kryetar nëse ju do të vazhdoni ti bëni presion opozitës së përgjegjshme që ruajti 100 vjet parlament dhe nuk ishte dakord me ata që braktisën parlamentin dhe kërkuan të shkatërroj në shtetin shqiptar. Zoti Kryetar, nuk mundet TV shqiptar të japë parti jo parlamentare, nuk mundet TV shqiptar të konsiderojë kryeministri këtë apo atë kryeopozitar. Prandaj do tju lutesha ju ku në këtë seancë na hiqet fjala, na merret minutazhi. Na shtoni minutazhin pavarësisht se jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme.
Ruçi: I dashur deputet, mesa duket edhe juve flisni…
Gjuzi: Të lutem përdor etikë, nuk jam i dashuri yt…dakord!
Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku, se mirë e ke që ndoshta nuk e meriton të jesh i dashuri im. Nuk ke të drejtë të thuash që aktet normative janë në kundështim me kushtetutën, janë brenda të drejtës kushtetuese të qeverisë. E dyta, nuk ke të drejtë të anatemosh vakancën e detyruar nga situata e gjendjes së jashtëzakonshme të parlamentit. Duhet të punosh më shumë që të kuptosh se cfarë kanë bërë parlamentet e vendet e tjera.
(Kujtim Gjuzi flet pa mikrofon)
Ruçi: Mos spekullo dhe mos fol nga vendi se dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme do të nxjerr nga salla, dakord jemi!