Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u përfshi në diskutimin me moderatorin Artur Zheji, pas përplasjes me Zv/Presidenten e partisë së tij. Ish-missi, Silvana Bushati, tha se “me Kujtim Gjuzin me shokë në parlament ne kurrë nuk ikim në Europë, pa u zëvendësuar nga ne rinia.”
Diskutimi në studio:
Bushati: Unë mendoj se me Kujtim Gjuzin me shokë në parlament ne kurrë nuk ikim në Europë, pa u zëvendësuar nga ne rinia.
Gjuzi: Jap dorëheqjen nëse më zëvendëson drejtpërdrejt.
Bushati: Drejtpërdrejt jo se ndoshta devijoj gjatë rrugës.
Gjuzi: Ça t’ka bërë PD, ty të ka lënë jashtë, tjetrin e ka lënë jashtë.
Bushati: Ne nuk jemi zëvnedësues por kemi vendin tonë kudo që të jemi. Nëse vjen rinia dhe u zë vendin këtyre ne kemi hapësirë që të shkojmë jo vetëm në Europë, por kudo. Por me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij në parlament ne kurrë nuk do të jemi në Europë.
Kujtim Gjuzi: Është e drejta e një zonjushe t’i hapim krahun.
Zheji: Se ky thoshte jo ballkoni, jo kështu gjërash, bënte flirte.
Bushati: Mos na fut me këto gjëra tani.
Gjuzi: Do ti zësh vendin Jul Dedës për emision kështu tani. Emisioni juaj ka format akademik.
Zheji: Unë se lë të të sulmoj në emisionin tim ty, sot dil nga parlamenti. Ti mezi hyre.
Ndiqni debatin e plotë në videon e mëposhtme
Etiketa: Artur Zheji, Bushati, debat, kujtim gjuzi, studio