Aktualitet

Gjuzi përplaset me Ruçin: Mos më ndërhyj, më kanë sjellë të parët e mi këtu





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:51 - 30/04/20 |
mapo.al

Deputeti i Opozitës Kujtim Gjuzi është përplasur me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi lidhur me formën e procesverbalit të Kuvendit, duke e kërkuar atë në formë shkresore dhe jo online.


Gjuzi: Ça ke që mërzitesh,. Kryetari i Kuvendit je, mirë je. Unë dua procesverbalin sepse dua të sqaroj replikën që bëre me mua javën e ardhshme se këtu nuk më ka sjellë Lulzim Basha. Këtu më kanë sjellë gjaku im, të parët e mi, partia konservatore. Nuk dua të më ndërhysh më në fjalë. Sot nga një minutë ka opozita. Pjesa tjetër është selektim.


Ruçi: Sa i përket procesverbalit,duhet të dish ta përdorësh.


Gjuzi: Kush nuk di ta përdorë.


Ruçi: Nëse di ta përdorësh hape, do e kesh tabletë para.

Gjuzi: Shërbimet e Kuvendit janë depozituar.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas