Gjykata e Larte ka caktuar sot datën se kur do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela.
Mësohet se seanca do te zhvillohet me 28 shtator në orën 10:00.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dënoi me 5 vite burg ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Gjithashtu për 5 vite nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik.
Ish-ministri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove.