fbpx

Aktualitet

Gjykata: 10 ditë burg për pedagogun që i kërkoi s*ks studentes





               Publikuar në : 13:59 - 20/09/19 |
mapo.alm

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 10 ditë për pedagogun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi. Kujtojmë se 36-vjeçari, pedagog pranë Fakultetit Ekonomik, u ndalua nga policia pas transmetimit të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ “Stop“.


Në pamjet e siguruara, pedagogu, i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim që ta kalonte në lëndën e tij, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.



Ai prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital, për shkak se pësoi parainfarkt. Himçi akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Prokurori Bledar Mustafaj e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tij dhe kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për të. Ndërkohë, gjyqtari i çështjes, Bujar Musta, vendosi ta lërë vetëm 10 ditë në burg pedagogun Himçi.

Lexo edhe: 

Skandali/ Pedagogu i kërkon s*ks studentes: Do vish…?

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu i Elbasanit


Etiketa: , , , , , ,

Pas