Gjykata e Posaçme ka dënuar për fyerje deputetin Ervin Salianji ndaj Evi Kokalarit. Salianji është dënuar me 50 mijë lekë gjobë.
Deputeti demokrat tha pak muaj me parë se burri i aktivistes në ‘Foltoren’ e Sali Berishës është pjesë e organizatës së Agimit të Artë.
Në nëntor të 2021, gjatë një interviste në televizion, Salianji e quajti Kokalarin skizofrene dhe emigrante të papunë, duke shtuar se “bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë”.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.
Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.