Aktualitet

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për lirim të Shullazit dhe grupit të tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 21/01/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për shuarje të masës së sigurisë “arrest me burg”.


Vendimi është dhënë këtë të martë nga treshja gjykuese që ka çështjen edhe në themel.


Ndërsa mbrojtja e mbështeste kërkesën në faktin se Gjykata e re duhet të kishte dhënë një masë të re për të pandehurit të cilët vazhdojnë në burg me masën e një gjykate tashmë të shkrirë.


Kujtojmë se në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas