Aktualitet

Gjykata e Apelit shtyn gjyqin ndaj Saimir Tahirit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 28/04/20 |
mapo.al

Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nisi sot në Gjykatën e Apelit, tetë muaj pasi ai u dënua nga Krimet e Rënda me 3 vite e 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Gjyqi u shty për në datën 13 maj ora 10:00. Gjykata tha se për shkak të aktit normativ kjo nuk është çështje e ngutshme. Në seancë nuk ishte i pranishëm Tahiri, por përfaqësohej nga avokati i tij Maks Haxhia.


I pranishëm në seancë ishte edhe avokati i Tahirit, Maks Haxhia dhe avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismailaj. Ky i fundit ka depozituar kërkesën ku kërkon përjashtimin e tre gjyqtarëve të çështjes, pasi kanë marrë pjesë në gjykim të kërkesave të mëparshme.


Ndërkohë, Saimir Tahiri u dënua nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 3 vite 4 muaj shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Gjykatësi Ardit Mustafaraj vendosi të ndryshojë akuzën e prokurorisë nga “trafik ndërkombëtar droge” dhe “grup i strukturuar kriminal” në “shpërdorim detyre”.

Sipas gjykatës, me aq prova sa kishte sjellë Prokuroria nuk provohej akuza e ngritur por kishte të dhëna mjaftueshëm për të dënuar për shpërdorim detyre. Të dyja palët apeluan vendimin; Saimir Tahiri kërkon pafajësi dhe prokuroria dënimin për akuzat e trafikut të drogës dhe grup i strukturuar kriminal. I bashkëpandehur në këtë proces është edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës, prej tre vitesh në arrati.


Etiketa:

Pas