Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda jep sot vendimin për Saimir Tahirin






               Publikuar në : 08:30 - 19/09/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë sot vendimin për Saimir Tahirin, nëse do të dënohet për akuzat që ka ngritur prokuroria, apo do të shpallet i pafajshëm. Më herët prokuroria kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin, i cili mori edhe gjykim të shkurtuar.


Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, prokurori kërkoi për Tahirin dhe ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, dënimin me nga 8 vite burg përfundimisht.



Në një seancë, e cila zgjati më shumë se 8 orë, tre prokurorët e çështjes, Arens Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, lexuan pretencën duke renditur provat dhe faktet që sipas tyre, vërtetojnë fajësinë e ish-ministrit në trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.

Prokuroria për Krime të Rënda është mbështetur në një sërë përgjimesh mes anëtarëve të grupit kriminal në pretencën e lexuar dje. Duke analizuar përgjimet, akuza ka dalë në përfundimin se nga bisedat kuptohet që ata kishin mbështetjen e Policisë së Vlorës. Por, përgjimet u panë me skepticizëm nga Saimir Tahiri, i cili tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për verifikimin e vërtetësisë së këtyre përgjimeve dhe në asnjë rast nuk vërtetohet se trafikantët janë duke folur për të, apo edhe për ndonjë nga Policët. Nga përgjimet e lexuara dje ishte edhe një ku dëgjohet, sipas Prokurorisë, një trafikant duke folur me ishpolicin Gjergji Kohila.


Etiketa: , ,

Pas