Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda liron ish-drejtorin e burgjeve Arben Çuko





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:37 - 01/08/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda i ndyshon masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko, duke e lënë të lirë. Gjykimi ndaj tij do të vijojë në masën “detyrim paraqitje”.


Arben Çuko u arrestua pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.


Nga sot Arben Çuko është i lirë dhe duhet vetëm të paraqitet kur të zhvillohen seancat gjyqësore.




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas