Aktualitet

Gjykata e la në arrest shtëpie, Arben Ndoka: Prokuroria s’ka prova














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 07/05/19 |
mapo.al

Gjykata për Krime të Rënda la në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-deputetin Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Në një deklaratë për mediat, Ndoka mohoi akuzat se është i përfshirë në dosjen për tjetërsimin e pronave apo falsifikimin e dokumentave.






“Ata persona që janë të përfshirë në këtë dosje janë persona që duhet të kishin përfituar nga ligji 7051. Të gjithë personat që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk kam asnjë metër pronë. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave. Jam i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë drejtues i ndonjë institucioni në Lezhë”, u shpreh Ndoka.


Keni lidhje me Avdylajt?
Arben Ndoka:
Unë nuk mendoj që duhet të lidhet çështja e grupit Avdylaj me çështjen e pronave. Unë nuk di të jem i përgjuar. Unë nuk kam asnjë përgjim me asnjë nga personat që janë të akuzuar. Përgjimet e mia dalin nga motra dhe vëllai, unë nuk kam asnjë përgjim në numrat e mia të telefonit. I kam kërkuar nëpërmjet avokatëve, prokurorisë që të më verë në dispozicion përgjimet e telefonit tim, në fakt nuk më është vënë në dispozicion. Mesa duket nuk ka qenë në përgjim telefoni im. Do të doja që përgjimet e mia të bëhen publike dhe të tregojnë realitetin tim, jo atë për të cilën akuzohem./ora







1






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas