Aktualitet

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Meta firmos emërimin e Asim Vokshit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 30/07/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë






Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve, numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit.


Sakaq, numri i dosjeve që presin për gjykim është me mijëra, ndwrsa në total Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë.







Dekreti i Presidentit Ilir Meta
Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 23.07.2021, të propozimit të përcjellë me shkresën me nr. 3504/2 prot., datë 22.07.2021 dhe Vendimit nr. 322, datë 22.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. Asim Vokshi”, shoqëruar me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë/emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur për kandidim me vendimin nr. 245, datë 9.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim


D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Asim Vokshi emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 13188
Tiranë, më 29.07.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas