Aktualitet

Gjykata e Lartë me 9 anëtarë, Kim: Le të ecim përpara hap pas hapi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:59 - 30/07/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane falenderon Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Presidencën ndërsa shton se mbetet për t’u caktuar edhe një gjyqtar në mënyrë që Gjykata e Lartë të caktojë gjyqtarë për Kushtetuesen.






“Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së,” shprehet më tej Yuri Kim.




Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për emërimin e Asim Vokshit në Gjykatën e Lartë. Me dekretimin e Vokshit që vjen nga radhët e gjyqtarëve numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që janë emëruar shkon në 9, duke e çuar drejt funksionimit, teksa numri i dosjeve që presin për gjykim është me mijëra. Në total Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë.

LEXO EDHE:

Gjykata e Lartë bëhet me 9 anëtarë, Meta firmos emërimin e Asim Vokshit

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas