Gjykata e Lartë ka vendosur të pranojë rekursin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe çështje kthehet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.
Avokati mbrojtës Maks Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë.
Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.
Nderkohe nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.