Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për Luan Dacin, karriera e gjyqtarit në rrezik







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 19/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit të KPA, Luan Daci.


Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Gjykata e Lartë shqyrtoi në Dhomë Këshillimi rekursin e SPAK dhe vendosi pranimin, për ta kaluar çështjen në gjykim.


SPAK bëri rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hoqi gjyqtarit Daci masën e sigurisë.



Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra. Ndërkohë, SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.


Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.


Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997.


Etiketa: , , ,

Pas