Aktualitet

Gjykata e Lartë publikon 9 kandidatët për tre vendet vakante në Kushtetuese














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 06/07/21 |
mapo.al

Gjykata e Lartë përmes një njoftimi zyrtar për mediat ka dhënë informacione në lidhje me 3 vendet vakante për në Gjykatën Kushtetuese.






Sipas Gjykatës së Lartë, për të konkurruar në këto pozicione janë paraqitur 9 kandidatura, ndersa dokumentacioni do te vleresohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.


“Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese 9 kandidatë”, thuhet në njoftimin e GJL-së.







NJOFTIMI I GJYKATES SE LARTE
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 03.06.2021 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e 3 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që duhen plotësuar nga Gjykata e Lartë, si më poshtë:



1. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025;



2. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028;

Lexo edhe :  Yuri Kim te Gjykata Kushtetuese: Jepni vendime me integritet dhe pavarësi

3. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9 vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri nëmuajin mars të vitit 2022.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkuruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese këta kandidatë:

1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);

2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);

3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);

5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);

7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas