Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Llallës, çështja do gjykohet nga GJKKO














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 19/02/21 |
mapo.al

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja në ngarkim të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të gjykohet nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.





Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.


Rekursi i ish-kryeprokurorit kishte qëllim kundërshtimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.




Më 11 janar, kjo gjykatë riktheu masën e sekuestros së pasurive të Llallës.


Hetimi ndaj Adriatik Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.


Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas