Gjykata e Posaçme lë në qeli ish-drejtorin e Policisë Vlorë

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën arrest me burg për ish-drejtorin e policisë Vlorë, Jaeld Çela. Ish-drejtori i policisë akuzohet se ka bashkëpuar me Habilajt në Vlorë, duke i favorizuar ata në trafikun e drogës.

Jaeld Çela zgjodhi të vetëdorëzohej në polici 3 ditë më parë, pasi ishtë në arrati. Sipas avokatit Petrit Ismaili, kjo nuk quhet “arrati”, pasi Jaeld Çela ka qenë i përfaqësuar në seancat gjyqësore që zhvilloheshin ndaj tij.



Në një reagim për mediat, avokati tha se Çela është dorëzuar në kohë, pasi tani janë rrëzuar të gjitha akuzat e Prokurorisë.

“Dorëzimi është bërë në kohën e duhur. Gjithçka është bërë në momentin kur kemi hedhur poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë, ndaj dhe është vetëdorëzuar. Ai kurrë nuk ka qenë në arriti, por ka ndjekur procesin gjyqësor”, u shpreh Ismaili.

Çela ishte në kërkim nga policia që prej nëntorit të vitit 2017, kur u hap çështja ndaj tij, ish-ministrit Tahiri, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohillës.

Kush është Jaeld Çela:

Ish efektivi i lartë i policisë u hetua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë, së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata për Krimet e Rënda e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.

Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Operacioni u dekonspirua, ndërsa 3 drejtuesit e policisë arritën të shpëtonin.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252