Aktualitet

Gjykata e Posaçme në ngërç, Emiljano Shullazi kërkon të dalë nga burgu








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 21/01/20 |
mapo.al

Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë. Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, dhe Shullazi mbahet në qelitë e paraburgimit.


Lirimi i Endrit Dokles është krijuar si precedent, ku edhe persona të tjetër të dënuar apo të paraburgosur kërkojnë lirinë.


Emiljano Shullazi dhe 4 anëtarët e grupit janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg në total. Ata kanë apeluar vendimin, por procesi është bllokuar prej 1 viti në Gjykatën e Apelit. Kësisoj, Shullazi përmes avokatëve kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kanë kaluar afatet e qendrimit të paraburgim.


Por çështja është në ngërç në Gjykatën e Posaçme të Apelit, dhe këtë situatë mund ta zgjidhë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Nga 6 gjyqtarë që ka kjo gjykatë 5 prej tyre janë në konflikt interesi. Kësisoj KLGJ duhet të komandojë dy gjyqtarë të tjerë në rretheve për të plotësuar trupën gjykuese, që të nisë procesi i plotë gjyqësor ndaj Shullazit.



Etiketa: ,

Pas