ShowBiz

Gjykata e Spanjës: Julio Iglesias, babai i një 43-vjeçari






               Publikuar në : 15:04 - 11/07/19 |
mapo.al

Këngëtari Julio Iglesias është përcaktuar të mërkurën nga një gjyqtar si babai biologjik i një 43-vjeçari spanjoll. Jose Miguel Bort Ruiz u shpreh se ka “një ngjashmëri fizike shumë të dukshme” midis këngëtarit dhe Javier Sanchez-Santos. Deri më tani, ky i fundit ka folur mjaft herë për betejën e tij për t’u njohur si djali biologjik i Iglesias.


Gjyqtari e argumentoi vendimin e tij duke thënë se kishte të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar atësinë, si dhe përmendi refuzimin e vazhdueshëm të Iglesias për mbledhje të provave biologjike si një nga faktorët vendimtarë. Testet u bazuan në mostrat e ADN-së të gjetura në cigaret e përdorura nga 74-vjeçari, të cilat u mblodhën nga një detektiv privat në Miami. E megjithatë, avokati i këngëtarit u shpreh se do ta apelojë vendimin dhe se këtë herë Iglesias nuk do të refuzojë të bëjë një test ADN-je.

Jose Miguel Bort Ruiz pretendon së bashku me nënën e tij se është i biri i Iglesias, pasi në periudhën e konceptimit të tij këngëtari dhe Sanchez Marie Edite, asokohe një balerinë, kanë qenë në një marrëdhënie të shkurtër. Edite paraqiti një padi atërore në vitin 1992, por u hodh poshtë për arsye proceduriale. Sipas rrëfimit të saj, historia e dashurisë është zhvilluar në vitin 1975, kur Iglesias ishte i martuar me Isabel Preysler.

Iglesias është baba i 8 fëmijëve dhe ka qenë në qendër të mediave rozë për historitë e tij të shumta të dashurisë të cilat në një farë mënyre kanë ndikuar edhe në krijimtarinë muzikore, përmes së cilës përftoi shitjen e mbi 300 milionë albumeve.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas