Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, e cila publikoi të dhënat e 910 mijë qytetarëve të vjedhura nga Partia Socialiste.
Sipas Gjykatës sekuestrimi nuk do të bëhet deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.
“Në masën e sigurisë thuhet se qeveria shqiptare “nuk duhet të sekuestrojë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“.
E drejta Evropiane i jep të drejtë gazetarëve të mos tregojnë burimin e një informacioni para prokurorëve apo gjykatës dhe i kërkon autoriteteve të ezaurojnë të gjitha mjetet e disponueshme hetimore para se të pretendojnë të kenë akses te të dhënat e gazetarëve.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të urdhërojë Shqipërinë të mos zbatojë vendimin kontrovers të gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve te Lapsi.al, në një masë pezullimi që është përdorur rrallë dhe në raste ekstreme nga kjo gjykatë, bëri të ditur avokati Dorian Matlija.
Gjykata njoftoi Matlijan përmes postës elektronike për vendimin, pasi ai dorëzoi kërkesën për llogari të gazetarëve të Lapsi.al, të cilët kanë apeluar vendimin e Olldashit.
“Më 21 prill 2021, Gjykata (gjyqtari në detyrë), vendosi, në interes të palëve dhe të kryerjes së përshtatshme të procesit para saj, t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë nën Rregullin 39 se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 Prill të Gjykatës së Shkallës së Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit për sekuestrimin e pajimeve të magazinimit të të dhënave dhe kompjuterëve/të dhënave elektronike që i përkasin aplikantit”, shkruhet në letër.
Matlija i tha BIRN se vendime të tilla merren nga Gjykata e Strasburgut vetëm në rrethana ekstreme kur rrezikohet jeta apo të drejtat shumë thelbësore në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme.
“Në dijeninë tonë, ky është vetëm rasti i dytë që Gjykata jep një vendim të tillë për çështje të lirisë së shprehjes. E para më 2018 kundër Ukrainës dhe e dyta kjo sot,” tha Matlija.
SPAK çuditi ekspertët e lirisë së shprehjes kur të dielën pranoi një kërkesë të prokurorisë për sekuestrimin e pajimeve të gazetarëve, si pjesë e hetimit për databazën masive që supozohet se i përket Partisë Socialiste, në të cilën mbahen të dhëna personale të të gjithë votuesve të Tiranës. Lapsi.al publikoi fillimisht lajmin për ekzistencën e databazës, e cila më pas rrodhi në internet deri sa u bë një sekret që e dinë të gjithë.
Megjithatë, pavarësisht se databaza qarkullon në internet, SPAK kërkoi ta merrte atë dhe burimin se nga kishte rënë në duart e gazetarëve, duke e kërkuar te Lapsi.al. Drejtuesit e Lapsit, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku refuzuan me qëllim që të mbronin burimin e tyre të informacionit.
E drejta Evropiane i jep të drejtë gazetarëve të mos tregojnë burimin e një informacioni para prokurorëve apo gjykatës dhe i kërkon autoriteteve të ezaurojnë të gjitha mjetet e disponueshme hetimore para se të pretendojnë të kenë akses te të dhënat e gazetarëve.
Skandalin në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 mijë qytetarëve nga Partia Socialiste, fillimisht e nxori media online Lapsi.al
Skandalin në lidhje me vjedhjen e të dhënave të 910 mijë qytetarëve nga Partia Socialiste, fillimisht e nxori media online Lapsi.al.
Databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet “patronazhistëve”. Gazetarët kishin refuzuar dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK kërkoi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media.