Në Gjykatën Penale të Tiranës, gjyqet po mbahen me prani të reduktuar të publikut.
Matja e temperaturës për këdo që futet në dhomën penale të Tiranës është masa e parë.
Çdo ditë në dy gjykatat më të mëdha në vend gjykimet zhvillohen, por ka edhe shumë seanca të shtyra për shkak se shumë gjyqtarë e prokurorë janë duke u mjekuar dhe kaluar Covid-19 në karantinë.
15 gjyqtarë e prokurorë rezultojnë të prekur nga Covid-19 në Gjykatën e Tiranës , atë kundër krimit e korrupsionit, përfshirë dhe SPAK. Kjo situatë ka sjellë edhe shtyrjen e gjykimeve nga 10-15 ditë.
Në hyrje të Gjykatës Speciale funksionon edhe një tunel dezinfektimi por sërish Covid-19 është futur në brendësi duke prekur gjyqtarë e pjesë të administratës.
Mes të prekurve, disa prej tyre kanë patur komplikacione të rënda janë dërguar për kurim në Turqi, ku dy prej tyre ende nuk janë kthyer.