Aktualitet

Gjykata e Tiranës vendos pushimin e çështjes CEZ: S’ka elementë të veprës penale





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 16:27 - 24/01/20 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes CEZ. Vendimi u mor këtë të premte nga gjykatësi Lazër Sallaku. Kjo përderisa hetimet gati 3-vjeçare nuk dhanë rezultat, pasi nuk u gjendën elementë të veprave penale për ish-zyrtarët.


Hetimet për procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën kohë më parë dhe në pyetje u morën një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.



Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.


Mbi këtë konkluzion, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe ktheu çështjen për rihetim, duke i lënë detyra shtesë për të përmbushur, sic ishte ndër të tjera pyetja e Shkëlzen Berishës, ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli dhe biznesmenit Nue Kalaj. Me këtë vendim, dosja CEZ konsiderohet e mbyllur.


Etiketa: ,

Pas