Një gjykatë e lartë franceze i tha stop një përpjekjeje për të lejuar “burkini” në pishinat komunale në Grenoble. d
Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Francës , tha se ” rasti është përjashtim shumë selektiv nga rregullat për të kënaqur kërkesat fetare. Një kërkesë e tillë rrezikon të ndikojë në funksionimin e duhur të shërbimeve publike dhe trajtimin e barabartë të përdoruesve të pishinave”.
Veshja e rrobave të banjës “të gjitha-në-një”, e përdorur nga disa gra muslimane për të mbuluar trupin dhe flokët e tyre gjatë banjës, është një çështje e diskutueshme në Francë, ku kritikët e shohin atë si një simbol të islamizimit të ngadaltë të shoqërisë dhe vendit.
Nisma e kryetari të bashkisë, i cili vjen nga radhët e partisë së Gjelbër, Eric Piolle vendosi që qyteti i Grenoble në maj të ndryshojë rregullat e pishinës për të lejuar të gjitha llojet e rrobave të banjës, jo vetëm kostumet tradicionale të notit për gratë dhe mbathjet për burrat, të cilat ishin të miratuara më parë.
“Gjithçka që duam është që gratë dhe burrat të jenë në gjendje të vishen si të duan”, tha Piolle në atë kohë.
Vendimi i gjykatës këtë të martë ishte “një fitore për ligjin kundër separatizmit, për sekularizmin dhe përtej kësaj, për të gjithë republikën,” shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Twitter, duke iu referuar një ligji të paraqitur vitin e kaluar për të luftuar radikalizmin islamik.
Stuhia e parë rreth rrobave të banjës filloi nga përpjekjet e disa kryebashkiakëve lokalë në jug të Francës për të ndaluar burkinin në plazhet e Mesdheut në verën e vitit 2016.
Kufizimet përfundimisht u hoqën për shkak se ishin diskriminuese. Burkinitë janë të ndaluara në pishinat shtetërore franceze për arsye higjienike — jo për arsye fetare — ndërsa notarët nuk kanë asnjë detyrim ligjor për të fshehur fenë e tyre ndërsa lahen. Grenoble nuk është qyteti i parë francez që ndryshon rregullat e tij.
Qyteti veriperëndimor i Rennes përditësoi në heshtje kodin e pishinës në 2019 për të lejuar burkini dhe lloje të tjera të rrobave të banjës.