Gjykata jep masën për protestuesit, Bardhi: Burgosje politike

Janë dhënë masat e sigurisë për 37 nga të arrestuarit e protestës së opozitës në 13 prill, prokuroria ka vendosur të lërë në burg, Armando Gjecajn, Edmond Bushin dhe Ened Gjatën, ndërsa për Gëzim Almetën dhe Shemsi Koloshin ka vendosur t’i lërë nën masën “arrest shtëpie”. Të arrestuarit e tjerë janë lënë në gjendje të lirë. Numri i protestuesve të opozitës që mbahen në burg shkon në 16, përfshirë të gjithë të ndaluarit e protestave dy mujore të opozitës.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, duke e cilësuar vendimin politik, pasi sipas tij protestuesit nuk kryen asnjë akt dhune.



“Asnjë prej të arrestuarve që u mbajtën në burg nuk ka kryer asnjë akt dhune, ky është një qëndrim politike, prokuroria shërbeu si vegël politike duke burgosur 16 persona të cilët janë burgosur për shkak të sitsemit politik. Rama të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë aq më shumë persona do të ketë në shesh, Rama duhet të dijë që po burgos qytetarët për politikë duke hapur një damkë tjetër atë të burgosurve politikë”.

Deklarata e Gazment Bardhit:
Klithmat e asaj nëne që ju dëgjoni në këtë moment, sigurisht, janë mesazhi që unë dua t’i përcjell sot Edi Ramës dhe gjithë bandës së tij në qeveri: Lotët e nënave që i burgos për arsye politike fëmijët e tyre, të jesh i sigurt që do të kthehen mbrapsht në familjen tënde dhe familjet e bandës tënde qeverisëse.

Asnjëri prej tre të arrestuarve që u mbajtën sot në burg me urdhër politikë të Edi Ramës nuk ka kryer asnjë akt dhune gjatë protestës së fundit të 13 prillit. Asnjëri prej 40 të arrestuarve që u mbajtën 48 orë nën arrest si të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës nuk ka kryer as edhe një akt dhune, nuk ka asnjë ndryshim të organit të Prokurorisë. Prokuroria edhe sot shërbeu si vegël politike ku kërkoi mbajtjen nën arrest të 16 protestuesve.

Gjykata konstatoi atë që unë ju thashë dje përpara Prokurorisë, që nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë pamje filmike që këta qytetarë të arrestuar të kenë kryer një akt dhune. Ata janë thjesht të burgosur politikë për shkak se janë mbështetës të Partisë Demokratike, janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës dhe Edi Rama është duke vendosur një tjetër damkë Shqipërisë, atë të burgosjes politike. Sigurisht, që është në ditët e fundit të tij dhe është e kuptueshme që do të bëjë çdo përpjekje për të mbajtur pushtetin e tij kriminal edhe duke burgosur për arsye politike qytetarët.

Të jetë i sigurt se sa më shumë të burgosur politikë të ketë atje brenda, aq më shumë qytetarë do të ketë në shesh, në protestat e radhës. Deri më tani protestuesit kanë qenë në protesta paqësore për të kërkuar largimin e një qeverie antikushtetuese. Të jetë i sigurt se nëse vazhdon me dhunën ndaj protestuesve dhuna do t’i kthehet mbrapsht.

Pyetje: Sa ka shkuar numri i të ndaluarve që prej protestës së parë?
Gazment Bardhi:
Janë mbi 200 qytetarë që shoqërohen në mënyrë kriminale me urdhër politikë në të gjitha protestat e opozitës. Janë mbi 10 të burgosur politikë në këtë moment që flasim që mbahen në burg me urdhër politikë të Edi Ramës dhe sigurisht që janë me dhjetëra qytetarë të tjerë të shpallur në kërkim apo të proceduar penalisht. Koha kur shqiptarët frikësoheshin me burgim politikë ka mbaruar, siç ka mbaruar edhe koha e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës.

LEXO EDHE:

Zbardhen emrat e të arrestuarve për protestën e 13 prillit


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252