fbpx

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme





               Publikuar në : 08:52 - 15/11/19 |
mapo.al

Parlamenti u mblodh në orën 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme.


Ky vendim u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.



Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.


Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas