Sunday, July 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese që na siguroi Meta

by mapo.al
30/10/2020
in Kryesore, Op Ed
0

Prej dy vitesh, Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO pa një gjykatë Kushtetuese. Pa atë instancë që është garante e ruajtjes së parimeve dhe vlerave të demokracisë. Gardiane e respektimit të ndarjes së pushteteve. Dhe, zyra që ndal revanzhin që kanë zakonisht qeveritë.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka rënë edhe më shumë në sy, dhe është ndjerë edhe më shumë, në kushtet kur kemi një qeveri si e Edi Ramës, dhe një Kryeministër si ai, i cili prej ditës së parë ka tentuar vazhdimisht të zgjasë duart përtej hapësirës që i takon një ekzekutivi, përtej rolit për të cilën është votuar.

Në këto kushte, duket pranuar se demokracia jonë e brishtë është dëmtuar në palcë. Kemi raporte si ato të Freedom House që thonë se tashmë, kemi rënie në autoritarizëm dhe nuk ka as kujdes formal për të konsideruar normat elementare.

Një mënyrë gjithsesi u gjend për të mbushur pak vakumin dhe për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohej nga përkeqësimi i treguesve demokratike përballë agresivitetit të rilindjes, që pasi mori e vetme timonin në duar, shkoi kuturu nga njëri institucion në tjetrin duke vendosur hegjemoninë absolute kudo.

Dhe zgjidhja ishte Komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias u kthye në një gjykatë Kushtetuese, në një gardiane e ligjit tonë themelor, duke e zbrapsur herë pas here yryshin e Ramës.

Dhë ky institucion i pranuar dhe respektuar nga të gjithë, u vu në lëvizje disa herë nga Presidenti Meta.

Duhet pranuar se Meta i fitoi të gjitha betejat me qeverinë në përplasjen institucionale, falë këtij organizmi të Këshillit të Europës.

Po përtej triumfeve personale, ato të Metës sollën edhe ndikime për shoqërinë, pasi ishin rastet e drejtësisë, e tentativës së rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese, për të futur në darë gjithë mediat on line, apo për të shkarkuar kreun e shtetit, e vetmja zyrë ende e papushtuar prej tyre.

Komisioni i Venecias i ka shërbyer demokracisë dhe Shqipërisë gjithnjë, por sidomos në këto dy vite.

Ndaj edhe Rama nuk e priti opinionin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përvoja ka treguar se ai kapet në flagrancë nga Venecia, siç do të ndodhte edhe kësaj radhe. Edhe pse në Dhjetor, mendimi i këtij Komisioni do ta vendosë Ramën në një tjetër trysni, që sërish do të jetë në të mirë të vendit dhe zgjedhjeve që po vijnë.

 

Tags: Ilir MetaKomisioni i Veneciaskushtetuta

JU SUGJEROJME

A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!
Analizë

Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!

10/07/2022
Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
Aktualitet

Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?

10/07/2022
Zhduket 17-vjeçarja në Sarandë
Aktualitet

Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë

10/07/2022
Zbardhet dëshmia e djalit që mbyti në kanal babanë
Aktualitet

Zbardhet dëshmia e djalit që mbyti në kanal babanë

10/07/2022
Next Post
“Mjekëve do t’u duhet të zgjedhin mes pacientëve!” Pipero kundërshton Manastirliun

“Mjekëve do t'u duhet të zgjedhin mes pacientëve!” Pipero kundërshton Manastirliun

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Po ecte me biçikletë, makina përplas 12-vjeçarin në Korçë
  • Homo Albanicus/ Pse fitojnë gjithnjë “të fortët” në shtetet e dobëta?!
  • Përse shqiptarët duhet të hapin puse uji edhe në vitin 2022?
  • Theu arrestin e shtëpisë dhe u nis të vriste ish-gruan, pranga të riut në Sarandë
  • Pranga dy 20-vjeçarëve shqiptarë në Itali, shisnin kokainë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In