Aktualitet

Gjykata Kushtetuese merr vendimin: Zgjedhjet e 30 qershorit të ligjshme














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 05/11/21 |
mapo.al

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e bashkive lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura në 30 qershor 2019.






Kërkesa e shoqatës së bashkive në vend konsistonte në shpalljen si antikushtetuese të këtyre zgjedhjeve dhe organeve që rrjedhin nga ato.


“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.







Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,




VENDOSI:



– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas