fbpx

Aktualitet

Gjykata la në burg zyrtarët e PD/ Basha: Rama po nxit vëllavrasjen





               Publikuar në : 20:46 - 16/06/19 |
mapo.al

Pas vendimit të gjykatës së Elbasanit ndaj funksionarëve të PD-së, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu paralajmëroi gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes se do të mbajnë përgjegjësi ligjore para drejtësisë së vërtetë dhe shtoi se Rama me kë që po bën po nxit vëllavrasjen.


Pjesë nga deklarata për shtyp



“Ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve. Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit, mbi 50 qytetarë janë arrestuar. Dhuna e tij dështoi, njerëzit nuk u frikësuan, protestat u bënë më të mëdha. Kjo e ka trembur dhe futur në panik Edi Ramën. Tani ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri. Edi Rama po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.”



Etiketa: ,

Pas