Aktualitet

Gjykata lë në arrest shtëpie Klodian Duron, avokati: Po takonte vajzën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 28/03/20 |
mapo.al

Klodian Duro, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili ka pasur një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit, është ndaluar nga Policia e Shtetit para disa ditësh dhe shkak është bërë një denoncim i bërë nga ish-bashkëshortja e tij.


Sot ai ka dalë para gjykatës dhe i ka shpëtuar për momentin burgut, pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron. Vendimi është marrë nga gjyqtari Bedri Qori.


Policia njoftoi se Duro u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.


Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën.


“Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Apel. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21, vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”, ka thënë avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar.


Etiketa: ,

Pas