Aktualitet

Gjykata lë në burg 21 të arrestuar për drogë, 3 i çon në shtëpi





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 14/09/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot masat e sigurimit personal për personat e arrestuar në kuadër të opereacionit antidrogë “Limit”. Në seancen e sotme, gjykata vendosi të lërë në “arrest me burg” 21 persona, ndërsa tre të tjerë në “arrest shtëpie”. Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka u lanë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.


Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçëm për kultivimin e lëndëve narkotike. Më pas, droga trafikohej në Greqi, Turqi, si dhe ne shtete të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së kanabisit e kokainës.



Në Shqipëri janë arrestuar deri më tani 31 persona, ndërsa 34 arrestime janë bërë në Greqi.


Të arrestuar në Shqipëri:

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë
Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë
Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë
Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;
Gjergji Çollaku ose ky Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë
Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;
Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë
Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë
Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë
E. M., 26 vjeç, banues në Korcë;
Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;
Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë
Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier
Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë
Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë
Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë
Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë
Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë
Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës
Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës
Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë dhe
Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë
Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë
Gjergj Çobaj

Në kërkim

Olger Bamllari
Aldo Nesimi
Besjan Balca
Drini Balca
Kristo Ruçi
Rexhep Ipek (shtetas turk banues në Durrës)
Gjergj Çollaku

Lexo edhe:

“Ndonjë spiunllëk”, zbardhen përgjimet që zbuluan rrjetin e trafikut


Etiketa: , ,

Pas